Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për vjedhje në dy lokale. Ngjarjet kanë ndodhur gjatë muajit shkurt. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A. A.

NJOFTIMI I POLICISE
Gjatë muajit shkurt, vodhi në 2 lokale në lagjen “Haxhias”, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari. I arrestuari, me precedent të mëparshëm për të njëjtin krim. Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim zbardhjen e vjedhjeve në 2 lokale në lagjen “Haxhias”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan identifikuan, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin A. A., 41 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë muajit shkurt 2024, 41-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe pajisje, në këto 2 lokale. Ndërkohë, vijon puna për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: