VLORE– Kur vetëm disa orë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, janë shtuar edhe rastet e vjedhjeve të produkteve ushqimore. Rasti më i fundit është regjistruar në Vlorë, ku një 39-vjeçar ka vjedhur një sasi mishi nga një dyqan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:03 e mëngjesit të sotëm në dyqanin e shtetasit A.G., në lagjen “Hajro Çakërri”.

Sipas policisë së Vlorës, Autori i dyshuar, Erjon Janka, 39 vjeç, e kishte futur sasinë e mishit në një automjet Fiat Punto, të cilin e kishte vjedhur gjithashtu disa minuta më parë në lagjen “Isa Boletini”.

Uniformat blu kanë arrestuar 39-vjeçarin nga Vlora, ndërsa materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje, kryer më shumë se një herë”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: