SARANDË – Vogëlushët katërnjakë të familjes Izeti, tashmë 4-vjeçarë, janë të njohur në qytetin e Sarandës për veçantinë e tyre dhe faktin që rriten në një ambient të ngrohtë familjar, edhe pse babai i tyre tashmë është invalid.

Kryebashkiaku i qytetit Stefan Çipa ka zgjedhur që “kartolinën” e tij të festave, t’ia dërgojë familjes së Alket Izetit, ku 4 vjet më parë erdhën në jetë njëherësh katër vogëlushët.

Kur ata lindën, babai i tyre ishte energjik, i fuqishëm dhe punëtor, por pas pak kohe, për rrethana fatkeqe, ai nuk qe më në gjendje të punonte dhe hyri në kategorinë e invalidëve. Jetesa e familjes me katër fëmijë të mitur u vështirësua shumë dhe mundësia e saj për t’iu dhënë dhurata fëmijëve këtë fundviti, qe thuajse e pamundur.

“Kartolina” e kryebashkiakut Çipa për këta fëmijë dërgoi tek ata veshje të reja dhe lodra të bukura, me qëllim që ata të gëzojnë njësoj si moshatarët e tyre.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: