TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dhënë leje motrës së ish deputetit Arben Ndoka, Mimoza Ndoka që të ushqejë për disa minuta foshnjën e saj me gji brenda ambienteve të gjykatës.

Mimoza Ndoka ka dalë sot përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda krahas 33 të arrestuarve të tjerë në operacionin ‘Vol-vo 4’ me akuzën e tjetërsimit të pronave në zonën e ‘Ranës se Hedhun’.

Gjatë ditës së djeshme në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, gazetarja Klodjana Lala tha se Mimoza Ndoka ka një foshnje vetëm 4-5 muaj të cilin e ushqen me gji dhe  nuk është lejuar për më shumë se 12 orë që të takohet me fëmijën e saj.

Zonja në fjalë dyshohet për falsifikim dokumentesh përmes të cilave është tjetërsuar prona. Si ka mundësi që Prokuroria dhe gjykata ka kërkuar ‘arrest me burg’ për një nënë që ushqen me gji fëmijën. Sot në orën 19:00 (mbrëmë) ajo kishte orarin për të takuar fëmijën. Mund ta linin në ‘arrest shtëpie’ me byzylyk. Në 12 orët e para nuk është lejuar të takohet me fëmijën. Zonja në fjalë nëse ka kryer krim, duhet të marrë dënim. Pasi grabitja e pronës është e rëndë, por kemi në lojë një fëmijë të vogël. Ne kemi një kriminel që është liruar se i dhimbte gjuri. Në rastin e kësaj zonje, është i rëndë”-tha Lala në emision.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb