Vora ndërhyn në merkato dhe afron mbrojtësin 24-vjeçar, Ersildjo Asllanaj.

“Futboll Klub Vora ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Ersildjo Asllanaj.

Mbrojtësi i bashkohet klubit pas arritjes së marrëveshjes mes palëve, duke u bërë pjesë e projektit të Vores për sezonin e ri.

Me personalitet, disiplinë dhe cilësi në repartin defensiv, Asllanaj pritet të sjellë energji në skuadër.

Klubi i uron Ersildjos mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e Vorës”, shkruhet në njoftimin e klubit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb