TIRANE-Më 5 korrik, 30 bukuroshe nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi, do të garojnë për mbretëreshën e tyre, më të bukurën e të bukurave, Miss Shqipëria 2015. Spektakli i organizuar nga “Deliart Association” nën kujdesin e regjisorit Petri Bozo dhe skenaristet Alda Bida, do të zhvillohet në Voskopojë. Zbulojmë se dy prezantuesit e këtij spektakli janë Zamira Kita, drejtoreshë e teatrit të Korçës, dhe gazetari Enkel Demi. Përzgjedhja e 30 vajzave finaliste, vjen pas shumë audicioneve dhe eliminimeve ku më në fund, u përzgjodhën këto 30 vajza që do të keni mundësi ti shihni në Bluetooth për të përcaktuar dhe ju të preferuarën tuaj në faqen zyrtare të Miss Shqipërisë. Fituesja e këtij spektakli do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Miss Globe, spektakël i cili do të zhvillohet në Kanada, pas kontratës së regjisorit Bozo me palën kanadeze.

****
1 Greta Çerri, Kosovë
2 Stelina Qendro, Berat
3 Dea Kapbardhi, Pogradec
4 Valbona Bajrami, Librazhd
5 Iliriana Arapi, Ersekë
6 Petrula Basku, Tiranë
7 Pamela Prenga, Fushë-Krujë
8 Venera Deliaj, Vlorë
9 Feride Kuqi, Lushnje
10 Alda Tepshi, Durrës
11 Blerina Shqau, Elbasan
12 Iliriana Strumi, Lushnje
13 Agi Vorfi, Tiranë
14 Sara Karaj Fushë-Krujë
15 Teuta Muslika, Has
16 Kristi Kereci, Tiranë
17 Elizabeta Pllumbi, Koplik
18 Sidorela Murrja, Peshkopi
19 Eneida Guce, Gjirokastër
20 Maila Koçi, Vorë
21 Aurora Dyrrahu, Kosovë
22 Elma Uku, Tiranë
23 Redina Ceco, Korçë
24 Pamela Kasa, Elbasan
25 Fatbardha Kume, Elbasan
26 Kleandra Rajta, Durrës
27 Manjola Sejdinaj, Ballsh
28 Raimonda Cukaj, Ulqin
29 Megi Gjini, Lezhe
30 Efremia Baholli, Athinë

(a.n/Blue Tooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: