TIRANË

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka një mesazh pas votimit në Kuvendin Kombëtar të PD për të gjithë delegatët. Ai thotë se vota e çdo njërit prej tyre në këtë kohë merr një peshë të madhe, pasi do zgjidhen përfaqësuesit që do të luftojnë çdo ditë për shqiptarët dhe që do të jenë çdo ditë pranë tyre.

“Në këtë kohë përcaktuese për fatin e vendit, vota e çdo delegati merr një peshë të madhe duke zgjedhur përfaqësuesit që do të luftojnë çdo ditë për shqiptarët dhe që do të jenë çdo ditë pranë tyre.
Ata na dhanë një besim të jashtëzakonshëm për planet tona konkrete të të gjitha fushave: për ekonominë, për arsimin, shëndetësinë, punësimin, përballimin e kostos së jetesës, dhe kurimin e plagës së emigracionit.
Ne jemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona më shumë se kurrë, dhe nuk do të ndalojmë së luftuari për qytetarët e Shqipërisë, derisa t’i bëjmë ato realitet ??”, shkruan Basha pas votimit.

Basha Fb
Basha Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb