Javë më parë, deputetët e opozitës i dërguan Kuvendit një kërkesë për miratimin e ligjit që u mundëson votën emigrantëve. Ndërsa ende nuk është ndërmarrë asnjë iniciativë në këtë drejtim, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se projektligji duhet futur me doemos në mekanizmat parlamentarë.

Ajo shton se Parlamenti do të dështojë sërish për të mundësuar votën e pjesës më të madhe të popullsisë së Shqipërisë,

Reagimi i plotë:

Politika nuk është  ajo çfarë thua por është mbi të gjitha ajo çfarë bën!

Për vite me radhë politika ka ligjëruar bukur për nevojë edhe mundësinë e votës për të gjithë shqiptarët, duke nënkuptuar edhe votën e diasporës. Një e drejtë kushtetuese që fatkeqësisht është mohuar për 3 dekada me radhë dhe veçanërisht në dekadën e fundit ku edhe kërkesa e tyre ka qenë më e mirë artikuluar. Kësaj kërkese dhe të drejte kushtetuese i janë përgjigjur me retorikën boshe mazhoranca që ka votuar çdo ligj në parlament këto 10 vite. Ata që kur vjen puna për ta kthyer në ligj kërkesën e emigrantëve kanë heshtur duke vazhduar retorikën e një ushtrimi teorik me foljen “duhet”!

Fatkeqësisht, parlamenti që nuk ka lënë ligj me porosi pa miratuar në këto dhjetë vite dhe deputetët që shpesh janë kthyer në marioneta që firmosin letra bosh për ligje që as i kanë pyetur më parë nuk ka prodhuar asnjë reformë të denjë për dvotën e diasporës. Një parlament që ka prodhuar pak reforma, pak ligje dhe thuajse asnjë ndryshim për mirë në jetën e qytetarëve. Një parlament që u end më shumë në kërkim të një dakordësie të vogël mes disa palëve dhe jo marrëveshje të madhe për t’i dhënë të drejtën e munguar shumicës së shqiptarëve. Por e gjitha kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht dhe me se s’bën na duhet të gjejmë një mekanizëm për të rifutur në diskutime parlamentare pikërisht temën e votës së diasporës.

Kështu me disa kolegë të opozitës vendosëm të bashkëfirmosim kërkesën e përfaqësuesve të “Diasporës për Shqipërinë e Lirë” që kanë propozuar një draftligj për mundësimin e votës së emigrantëve. Një propozim që merr formë sidomos një vit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që detyron parlamentin të rregullojë votën e tyre. Duket se përsëri parlamenti do ta dështojë për ta bërë një reformë të plotë elektorale për të adresuar të gjithë problemet e zgjedhjeve por nuk duhet të dështojë për të mundësuar votën e mërgatës! Askush nuk duhet të ketë frikë nga vota!

 

414468477 929707741851944 3347622952776557054 N
414468477 929707741851944 3347622952776557054 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb