Alfred Balla, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka dalë sot para KPA-së, ku do të kalojë në shkallën e dytë të Vettingut. Komisioneri Publik i kërkoi KPA ndryshimin e vendimit të KPK për Alfred Ballën.

Sipas komisionerit, procesi për Ballën duhej ndërprerë, pasi nuk e gëzon statusin e Magjistratit. Po ashtu ai tha se zotit Balla duhet t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. Ligji thekson se anëtarët e KLP apo KLGJ kur iu mbaron mandati, kanë të drejtën që të emërohen dhe të kenë funksione në sistemin e drejtësisë.

VETTINGU
Balla do dalë në vetting për shkak të detyrës si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë para 2017.

KPK nuk dha një vendim të prerë në vitin 2023, pasi u shpreh se Balla nuk ka status magjistrati.

Balla është emëruar ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë në 2012, ndërsa është liruar nga detyra në 2017.

Në 2018, pas zgjedhjes si anëtar i KLP-së, z.Balla, i ka paraqitur KPK-së, kërkesë për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit pa vendim përfundimtar, për shkak se, procesi ndaj tij nuk mund të vazhdonte.

Njoftimi: 

Ditën e hënë, më datë 29.04.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 30/2023, datë 14.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 675, datë 16.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alfred Balla.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama; Relatore: Albana Shtylla; Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: