Analistë dhe politikanë kanë zhvilluar një debat në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” në lidhje me sistemin zgjedhor.

Ndërsa ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi se me këtë sistem, vota e kuksianit nuk vlen sa e tiransit, Zaloshnja tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi përfaqësimi bëhet në bazë të numrit të popullatës.

Eduard Zaloshnja: Ne kemi provuar disa sisteme zgjedhore, kushtetuese dhe unë mendoj se nuk është zgjidhja që e bëmë kështu dhe u zgjidh. Nju Jorku më 1950 ishte një trup prokurorësh e gjyqtarësh që e pastruan sistemin. Edhe sot e kësaj dite zyrtarët e lartë në Nju Jork zgjidhen po me atë sistem. Sistemi zgjedhor nuk ndryshoi, por ata bënë pastrimin e institucioneve politike. Nuk është e vërtetë se një votë në Kukës qenka më dobët se në Tiranë. Në Kukës ka popullatë më të vogël dhe numri i përfaqësimit është i barabartë.

Ylli Manjani: Sa vota duhen për të nxjerrë një mandat në Kukës?

Eduard Zaloshnja: Varet nga votuesit. Por, si përfaqësim njësoj është. LSI mbaj mend se në 2013 mund të merrte mandat se ishte në koalicion me PS-në. Ndërsa nëse del vetëm duhet të merrte 25 përqind të votave. Llogaritja është proporcionale.

Ervis Iljazaj: Po ky sistem duhet rrëzuar, patjetër. Por, kam përshtypjen që ne shpesh kalojmë nga një ekstrem në tjetrin. Kam idenë se sistemi ka kaluar në deputeto-kraci. Me proporcional kombëtar duhen 07. Për qind të votave në rang kombëtar. Sistemi në Itali prsh ka probleme. Duhet gjetur një rrugë e ndërmjetme. Sot kemi sistem politik, në duar të pak njerëzve, të Ramës, Bashës, Kryemadhit. Politika shqiptare sot nuk është joshëse për njerëzit e ndershëm.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb