Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se partitë politike duhet të marrin parasysh rekomandimet ndërsa ka folur për Reformën Zgjedhore.

Në një dëgjesë në KQZ, Celibashi u ndal edhe te votimi elektronik, ku tha se fillimisht duhet të merret një vendim politik sa i takon shtrirjes së votimit elektronik në të gjithë territorin.

Ai ka evidentuar se sa i votimit elektronik, duhen marrë parasysh kostot e larta për shtrirjen në gjithë territorin, si edhe burimet njerëzore.

“Procedurat dhe afatet për nxjerrjen e rezultateve. Është krijuar një traditë pozitive për ankimimin, por kam idenë që në aspektin teknik duhet të kemi disa rregullime në ankimimet. Sanksionet administrative, ka nevojë për t’u riparë, në disa raste janë jo-proporcionale dhe pa sens. Për disa shkelje të rënda, masa e sanksionit administrative është krejt e papërfillshme. Nuk është shumë me vend që për strukturën organike të KQZ të angazhohet kuvendi, edhe pse ai garanton integritet, por ka nevojë të rishikohet për ta bërë më fleksibël.
Votimi elektronik do duhet të merret një vendim politik më së pari. Ka vullnet për të shtrirë bazuar në eksperiencën e deritanishme. Në një lloj mënyrë si komisoner, edhe brenda KQZ kemi pikëpamje të ndryshme, edhe unë e mbështes në parim shtrirjen më gjerë të votimit elektronik nga sa ne jemi duke e aplikuar. Nuk jam shumë i bindur që duhet ta shtrijmë menjëherë në gjithë territorin, por nëse politika dakordësohet dhe thotë po ka dobi që të shtrihet në gjithë territorin, do duhet të mbani në vëmendje dy faktorë, kostot dhe faktorin njeri. Në lidhje me njerëzit që do merren me aspektin teknik të zhvillimit të këtij procesi. Edhe pse pati deri diku kontestime të forta në lidhje me zhvillimin e votimit elektronik, veçanërisht në Elbasan, nga verifikimi patëm përputhshmëri 100% me fletët e votimit dhe votat dixhitale.
A do të bënte sens në rastin e përdorimit të pajisjeve angazhimi i komisionerëve vetëm partiak? Çfarë kuptimi do ketë që ata njerëzit aty të jenë vetëm politik. Faktori njeri është shumë i rëndësishëm sepse mund të shkatërrojë procesin, ndaj duhet që ne si KQZ të gjejmë njerëzit e duhur, na duhen njerëz që ti gjejmë deri tani”, tha Celibashi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: