Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kavajës Fisnik Qosja ka votuar në qendrën 2185 shkolla “Rilindja” i shoqëruar nga familjarët e tij.

Pas votimit, Qosja dha një mesazh për votuesit. Ai tha se Kavaja është në këmbë për t’i prirë ndryshimit dhe ftoi qytetarët të dalin masivisht në votime.

“I falënderoj pa masë qytetarët e Kavajës për gjithë mbështetjen që na kanë dhënë gjatë fushatës. Falënderoj çdo qytetar të Kavajës dhe mbështetës për një fushatë model gjatë këtij muaji. Unë besoj që sot Kavaja është në këmbë për t’i prirë ndryshimit, këtë absolutisht e ka vendosur çdo qytetar sepse Kavaja ka nevojë për të ndryshuar kurs dhe kursi po vjen. 14 maji sot dita është që Kavaja të shkojë atje ku e meriton.
Qytetarët të dalin masivisht në votime dhe t’i prijnë ndryshimit”, deklaroi Qosja.

Statusi i Qosjas

Kavaja është në këmbë për fillimin e ri që të gjithë po presin ?1️⃣✅
Unë sapo votova bashkë familjen time!
Një erë e re po fryn sot në Kavajë❤️ E jona është e vetmja alternativë në këtë garë e le kthejmë këtë ditë në një festë të madhe demokracie e qytetarie, siç i ka hije Kavajës!
Dua t’i përcjell një përshendetje dhe një thirrje të përzemërt të gjithë banorëve të Kavajës, të Golemit, të Synejit, të Luzit të Vogël e Helmasit!
Drejtohuni masivisht qendrave të votimit për të shprehur vullnetin tuaj. Ushtroni të drejtën tuaj sovrane!
Ftojini miqtë, familjen, të afërmit ta pëmbushin këtë detyrim qyterar e të vendosni me votë pa mëdyshje për alternativën më të mirë e njeriun më të denjë për të marr përgjegjësinë e Qytetarit të Parë të Kavajës.
Votoni masivisht ndryshimin! Votoni masivisht vetëm nr 1️⃣✅!
Fitorja është e jona

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb