TIRANE-Pas ngjarjes tragjike në Prekal të Shkodrës ku humbën jetën dy turistë çekë deputetja e PD-së Albana Vokshi propozon për reformim në të gjitha nivelet e drejtësisë. Në një postim në rrjetin social facebook ajo shkruan se revanshi i krimit duhet goditur në çdo nivel.

“Vrasjen tragjike të turistëve çekë po e përcjellim të gjithë me shqetësim dhe pezmatim të madh për të tashmen në krizë dhe të ardhmen në dyshim të secilit prej nesh në Shqipërinë tonë.
Humbja e dy te rinjve në çdo vend dhe në çdo rrethanë dhe aq me tepër kur ndodh “në besë të sofrës dhe mikpritjes”..është një ngjarje tronditëse.

Por, përtej këtij realiteti dhe përgjegjësie që i prek të gjithë, ajo çka me shqetëson edhe me tepër pas identifikimit të autorit, është mosbesimi dhe kriza e rëndë qe ka mbërthyer rendin, sigurinë dhe me së shumti drejtësinë shqiptare.

Si deputete dhe si nënë, apeloj për një reforme dhe ndërhyrje urgjente efektive dhe me ekspertizë në të gjitha nivelet.

Kjo mënyrë duhet dhe do të godasë revanshin e krimit i kujtdo niveli qofte ai, që nga rruga e deri tek maja më e lartë e hierarkisë shtetërore dhe politike.

Dhënia e dënimeve të pakonsiderueshme, moszbatimi korrekt dhe paanësi i ligjit nga ana e gjyqtareve, si dhe mungesa totale e mbështetjes së shtetit për rehabilitimin dhe integrimin social të individëve pas mbarimit të dënimit, janë kauza që duhet të shkundin themelet jo vetëm të ministrive, Parlamentit, institucioneve, por dhe të gjithë shoqërisë.

Ajo çka ndodhi me turistet ceke do të vijojë të mbetet një zgjatim i krizës politike dhe qeverisëse në vend, e cila ka instaluar me të pushtetshëm se kurrë krimin nga Parlamenti tek Qeveria dhe se fundi në bashkitë me mandate të shitura dhe të blera.”- shkruan Vokshi.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: