TIRANE– Policia e Tiranës ka dhënë detaje për vrasjen me thikë të një 30-vjeçari mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat.

Policia bën me dije se autori i dyshuar është M.S., 25 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Dyshohet se si pasojë e një sherri, 25-vjeçari ka goditur disa herë me thikë viktimën Holti Hajdari, 30 vjeç duke i shkaktuar atij vdekjen.

Njoftimi i policisë:
Dëmton me mjet prerës në trup 30 – vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen.
Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin :
– M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.
Po punohet intesivisht për kapjen e tij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb