Nëna e Alma Qevanit, e cila humbi jetën pasi u vra me sëpatë nga kunati i saj, Tefik Tashi ka dhënë një intervistë për gazetaren, Anila Ahmataj të transmetuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti.

E prekur dhe me lot në sy, ajo është shprehur se ditën kur ka ndodhur ngjarja e rëndë, Tefiku nuk dukej i shqetësuar, por e kishte pyetur se ku ishin vajzat dhe se kush e kishte telefonin.

Më pas ajo ka thënë Tefiku ishte larguar.

“Më tha ku janë gocat. Unë i thashë që kanë çuar delet. Më pyeti se kush e ka telefonin. I tregova që e kishin gocat. Nuk e takova vetëm u përgjigja për çfarë më pyeti. Nuk dukej i shqetësuar. Sëpata ka qenë e tij. Ziheshin ndonjëherë. Ekonominë e kishin të ndarë”, ka thënë ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb