TIRANË

Sipas prokurorisë, Ernejt Shyti i riu nga Krraba, që ka vëlla binjak thuajse identik, u përpoq të fshihte identitetin e tij, pas vrasjes së Behar Sofisë. Në kamerat e sigurisë, ai shfaqet teksa çalon, por ekspertët zbuluan se ai ka improvizuar, pasi nuk ka defekte fizike. Ky fakt është zbuluar jo vetëm nga ekspertët, që janë angazhuar në këtë çështje, por edhe gjatë një eksperimenti që është kryer në Policinë e Tiranës, ku Ernejt Shyti u vu të imitonte lëvizjet që kishte bërë ditën e vrajses së beratasit.

Prokuroria tha se bashkëpunëtotrët janë zbuluar përmes celularit që ai la në xhupuin që e përdori në vrasje dhe e hodhi pas krimit në një shkurre pranë kodrave të Liqenit. Në celularin e tij, janë gjetur dy mesazhe. Sipas prokurorisë, është Leonar Xhixha, ai që i shkruan se shenjestra doli në rrugë. Atë moment Ernejt Shyti i afrohet Behar Sofisë dhe e qëllon me dy plumba për vdekje.

Pas krimit, ai shkon në Krrabë, ku është filmuar tek terminali i autobusëve, ndërsa të nesërmen pas ngjarjes, pajton një taksi dhe udhëton drejt Malit të Zi ku punonte si punëtor sezonal, madje se fundmi shtronte pllaka në aeroportin e kwtij vendi. Taksisti i dha prokurorisë detaje dhe iu rrëfeu bisedën që bëri me të. Si provë në gjykatë u paraqit edhe dëshmia e nënës, e cila sqaron se vetëm ditët e fundit, Ernejti përdori biciklete. Vetë i dyshuari e ka pranuar për hetuesit se bicikletën që përdori në vrasje, e kishte vjedhur.

Prokuroria është duke u përpjekur të thyejë Skëndër Vathin dhe ta bejë bashkëpunëtor të drejtësisë, për faktin se dyshohet si personi që është kontraktuar nga të tretë për të organizuar vrasjen e Sofisë dhe në këtë mënyrë, është i vetmi që mund të japë detaje për urdhëruesit e krimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb