Pamjet që shihni tregojnë forcat RENEA që kanë zbarkuar në banesën e Gentjan Bejtjas. Ky i fundit u vra pasditen e sotme në oborrin e pasmë të banesës së tij.

Ndërkohë, në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala shihet se në vendin e ngjarjes ndodhet edhe autoambulanca që merr trupin e pajetë të Bejtjas, ish-punonjës i burgjeve.

Ai i ka shpëtuar disa atentateve më herët. Më i fundit ishte në korrik të vitit të kaluar, ku u vra kunati i tij dhe u plagosën dy fëmijët e mitur.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: