ITALI

Kanë kaluar kohë nga vrasja e Fabrizio Piscitellit, të ashtuquajturit “Diabolik”, kreut të ultrave të Lacios, i dyshuar si i përfshirë në aktivitete kriminale.

Salvatore Casamonica, anëtari i lartë i klanit me të njëjtin emër dhe aktualisht nën regjimin special të burgut 41-Bis, u paraburgos sërish, me një vendim të ri gjykate. Lucia Gargano, një avokat nga Gjykata e Romës, gjithashtu është arrestuar, shkruajnë mediat italiane.

Të dy hetohen për konkurrencë të jashtme në bashkëpunim për vepra penale të llojit mafioz. Të dy, në konkurrencë me njëri-tjetrin dhe së bashku me Fabrizio Piscitelli – i njohur si Diabolik, gjoja kanë kontribuar në përsosjen e një marrëveshje që synon vendosjen e paqes midis klanit mafioz Spada dhe një grup tjetër kriminal nga Ostia i udhëhequr nga Marco Esposito, i quajtur “Barboncino”.

Pjesë e të njëjtit grupim kriminal dyshohet se kanë qenë edhe emra të tjerë të njohur të botës së krimit, Salvatore Casamonica, Tomislav Pavlovic, Fabrizio Fabietti, shqiptari Dorian Petoku, por edhe 51 emra të tjerë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb