DURRES-Gjykata e Durrësit ka caktuar ‘burg pa afat’ për Bardhe Djaloshin, gruan e ish­-kryekomunarit të Manzës, Mirosh Djaloshi i vrarë shumë se dy muaj më parë, djalin e madh, dhe 40 dite burg per me te voglin.
Bardhe Djaloshi e përlotur u shfaq krah djalit të saj Arban Djaloshi. Të dy pas kafazit të hekurt dëgjuan masën e sigurisë që iu caktua nga Gjykata. Kurse djalit tjetër të familjes, Flavio Djaloshi, kjo gjykatë i caktoi 40 ditë burg.

Masa ‘burg pa afat” u dha 5 ditë pas arrestimit të Arban Djaloshit 26 vjec, Bardha Djaloshit dhe Flavio Djaloshit 16 vjec, që akuzohen për vrasjen e familjarit të tyre, 50-vjeçarit Mirosh Djaloshi, ngjarje e ndodhur, mëngjesin e 18 marsit 2016 në fshatin Shkallë të Manzës.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj bën të ditur se bashkëshortja për asnjë moment nuk e ka ngritur kokën, por vetëm ka qarë gjatë gjithë seancës që zgjati 45 minuta, ndërsa përvec gjeneraliteve asnjë prej të akuzuarve nuk ka folur në gjykatë duke ia lënë fjalën avokatit të tyre.

Prokurori Drini Pali, në raportin hetimor bëri me dije se Arban Djaloshi, djali i madh i viktimës është zgjuar rreth orës 01 të mëngjesit e ka shkuar në tualetin e shtëpisë që gjendet jashtë shtëpisë. Në atë moment ka ndjerë kollën e të atit, i cili sapo ishte kthyer nga lokali ku kishte pirë raki. Më pas babai i ka thënë djalit, “çbën ore hajdut i m… jashtë” duke e ofenduar. Djali ka marrë një dru frashëri, ndërsa babi ka rrëmbyer sfurkun që mblidhte barin. Ata janë përleshur me njëri-tjerin në rrugicën e shtëpisë. 26 vjecari e ka qëlluar dy herë me dru në kokë të atin, dhe ka shkuar të flejë. Në mëngjes në orën 05:30, nëna e djemeve është alarmuar që nuk ka i ka ardhur burri në shtëpi, dhe i ka këkruar djalit të madh të shkojë të gjejë të atin. Djali ka dalë dhe ka lajmëruar vrasjen e të atit 50 vjeçar. Për asnjë moment gruaja dhe djali i vogël nuk e kanë pranuar bashkëautorësinë në krim, ndërsa vrasja është marrë përsipër nga 26-vjeçari.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: