Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Lozhan të Korçës, ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos, pas një operacioni që po zhvillohej për kapjen e Violand Braçellari, një person me rrezikshmëri të lartë.

Mësohet se autori, është parë dje në fshat duke bërë lëvizur. Policia ka marrë informacion dhe në këtë mënyrë sot kanë organizuar kapjen e tij pasi kanë marrë informacion që nga fshati ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën e tij.

Edhe pse i kishte shpëtuar edhe katër herë ndër vite operacioneve të RENEA, polici e Korçës nuk e ka vlerësuar siç duhet rrezikshmërinë e tij dhe kane shkuar një numër i pakët efektivesh për ta kapur. Burime bëjnë me dije se kanë qenë vetëm 6 policë të “Shqiponjave”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb