Plot 52 vite dhe 6 muaj burg ka kërkuar Prokuroria për vrasjen e 40-vjeçarit Florian Lamçe në Elbasan. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se
Prokuroria dha diskutimet përfundimtare për vrasjen e Lamçes më 30 korrik të vitit 2020 duke kërkuar dhe dënimet për 4 të akuzuarit.

Për Sokol Sanxhaktarin, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, i akuzuar për “Vrasje me dashje në bashkëpunim” u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuaj dënimin e plotë dhe të mos përfitoj lirim me kusht;

Për Adriano Hajdarin, i akuzuar për ‘Vrasje me dashje në bashkëpunim’ u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuaj dënimin e plotë dhe të mos përfitoj Lirim me kusht;

Për Amadeus Lamçjan, i akuzuar për “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Deklarim i rremë” përpara oficerit të Policisë Gjyqësore u kërkua 6 vjet e 6 muaj burgim;

Për Mehmet Muçan, i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” u kërkua 6 vjet burgim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb