“Rusia do të vuajë pasoja të rënda për atë që po bën”, kështu është shprehur këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jack Sullivan, ndërsa ka reaguar për vrasjen e gazetarit amerikan nga forcat ruse në Ukrainë.

Sullivan shpjegoi se do të ndjekë ngjarjen bashkë me aleatët dhe se Rusia do të vuajë pasoja të rënda.

“Ne do ta ndjekim qartë këtë zhvillim të fundit me shumë kujdes dhe do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat.”

Gazetari i New York Times. Brent Renaud, një reporter amerikan për New York Times, u vra nga forcat ruse në Ukrainë.

Këtë lajm e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, shefi i policisë së rajonit, Andrei Nebitov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: