Irani ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar 6 muaj pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani në Baghdah nga bombardimet amerikane.

Prokurori i Teheranit, akuzon Trumpin si i përfshirë në vrasjen e gjeneralit ndërkohë nuk ka akuzuar njeri tjetër veç tij po siguroi që do vijojë hetimet.

Nga ana tjetër Irani kërkon ndihmën e Interpolit dhe institucioneve të tjera që Trump të arrestohet.

Forcat Ajrore Amerikane vranë në fillim të këtij viti, ditët e para të janarit gjeneralin kryesor iranian të Gardës Revolucionare, Qassem Soleimani. Trump e akuzoi publikisht atë si një terrorist dhe me këtë akt SHBA kishte shpëtuar shumë jetë njerëzit pasi gjenerali i vrarë po përgatiste sulme terroriste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb