TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka reaguar pas vrasjes së gjyqtares nga Shkodra Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj.

Në një status në “Facebook”, Halimi thotë se Hafizi ishte një magjistratë e shkëlqyer dhe e ndershme por dhe nënë e përkushtuar.

Nga ana tjetër deputeti demokrat shpreh habi për vrasjen ndërsa gjyqtarja ishte me urdhër mbrojtje duke kërkuar analizë.

STATUSI I HALIMIT
I tronditur nga vrasja makabre e gjyqtares Fildez Hafizi. Ajo ka qenë një magjistrate e shkëlqyer, një gjykatëse e re në profesion por e ndershme dhe e përkushtuar, nënë e 2 fëmijëve.
Vrasja e një gjykatëse me urdhër mbrojtje siç raportojnë mediat përveçse tronditëse kërkon analizë për ekzekutorët e urdhrit të mbrojtjes por padyshim ndëshkimin më të ashpër ndaj ekzekutorit të Fildez Hafizit. Krime të tilla makabre kërkojnë ndëshkim të ashpër ndaj kemi pasur të drejtë kur ndryshuam Kodin Penal 5 vjet më parë duke vendosur dënime maksimale për këta mostra vrasësish. Ngushëllimet më të thella për familjen, fëmijët dhe të afërmit.

Halimi fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb