Gjykata e Apelit të Tiranës ka zbardhur me katër muaj vonesë, me arsyetimin për shkak të ngarkesës, vendimin për ish-policin Nevaldo Hajdarajn, i cili qëlloi për vdekje Klodian Rashën më 8 dhjetor të 2020-ës. Lajmi u be i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Në këtë mënyrë ish-policit i hapet ‘drita jeshile’ për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit që e cilësoi fajtor dhe e dënoi atë me 18 vite dënim.

Ndërkohë, me gjykim të shkartuar Hajdaraj u dënua me 12 vite burg. Hajdaraj sipas Apelit e vrau me dashje 25-vjeçarin, teksa ky i fundit largohej me vrap duke mos iu bindur urdhrit të policisë për t’u ndalur pasi kishte dalë jashtë orës policore që ishte vendosur atëkohë për shkak të pandemisë.

Ish-polici pretendoi se qëlloi mbi Rashën për shkak se kishte dyshime se ai ishte i armatosur dhe ndjeu rrezik, por kjo rezultoi e pavërtetë, pasi i riu nuk kishte në duar asnjë send të paligjshëm. Vrasja e Klodian Rashës solli reagime të forta dhe protesta që çuan në largimin e ministrit të Brendshëm të kohës, Sandër Lleshaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb