Ndonëse sot ishte parashikuar që të mbahej gjyqi për Nevaldo Hajdarajn, seanca u shty për shkak të mungesës së prokurorit.

Lajmi bëhet i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala. Ish-efektivi Nevaldo Hajdaraj, akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës. Ngjarja e rendë ndodhi në orën e para të mëngjesit të 8 dhjetorit të vitit të kaluar.

Hajdaraj akuzohet për vrasjen me dashje të 25-vjeçarit gjatë orarit të orës policore, në kuadër të masave anti-covid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb