TIRANE- Policia del bllof me shown e saj për kapjen e personave të rrezikshëm dhe zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale. Paraditen e së shtunës policia e Durrësit në një njoftim për shtyp tha se zbardhi plotësisht vrasjen e Leonard Murataj, ndodhur dy vite me parë pranë sheshit “Iliria” nw Durrës. Sipas saj, autori i vrasjes së Muratajt, pronar i një lokali, është 22-vjeçari Bedri Haka banues në Krujë. Policia serviri për mediat edhe videon e arrestimit të të riut.

Por, Bedri Haka jo vetëm që nuk është autori i kësaj vrasjeje, por as ka qenë i dyshuar ndonjëherë për këtë vepër penale. Mbi Bedri Hakën rëndonte akuza e pengimit për zbardhjen e së vërtetës pasi dyshohej se makina që përdorën autorët e vrasjes ishte në pronësi të tij. Në dhjetor 2015 Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e dënoi me 1 vit burg për këtë vepër penale ndërsa në Mars të këtij viti ai mori pafajësinë me një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Durrës.

51-vjeçari murataj u vra mbrëmjen e 18 nëntorit të 2014 ndërsa ishte në lokalin tij me disa njerëz të tjerë, kur dy persona qëlluan ndaj tij 6 herë me një armë zjarri pistoletë në kokë. Aso kohe viktima mori plagë të rënda në kokë dhe menjëherë u dërgua në spitalin e qytetit të Durrësit, ku ndërroi jetë. Leonard Murataj njihet dhe si anëtar i bandës së Lulzim Berishës. Ai është akuzuar për vrasjen e Nuhi Ilmiut si dhe rrëmbimit të djalit të tij, Artan Ilmiu. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 1999, kur, Murataj dyshohej se ekzekutoi babain e pengut të tij. Veç kësaj ngjarjeje, policia e Durrësit tha se viktima njihej edhe si person me precedentë të tjerë kriminalë, për të cilat ka qenë i hetuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: