TIRANE- Kastriot Gjuzi, i dyshuar si autori kryesor për vrasjen e Mario Majollarit, është shfaqur tejet i qetë sot në sallën e gjyqit, ku gjykata i caktoi atij edhe masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Teksa konfirmoi të dhënat e tij personale, 40-vjeçari qëndroi pas kafazit të xhamit, në pritje të masës, ndërsa nuk u shfaq aspak nervoz.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ disa foto nga salla e gjyqit, ku shihej edhe vet autori i dyshuar për vrasjen e 28-vjeçarit më datë 10 prill në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Kinostudio.

Gjuzi ka mohuar kategorikisht akuzat për vrasjen me armë të të riut në Tiranë, ndërsa theksoi se në lagjen e këtij të fundit kishte shkuar pasi aty kishte vjehrrën.
gjuzi3

gjui 4

gjuzi5

gjuzi ne gjykate
Mario Majollari

Mario Majollari (4)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: