Gjykata e Elbasanit vendos dërgimin për gjykim të Arbër Paplekajt i akuzuar për vrasje ne rrethana cilësuese të Pjerin Xhuvanit.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, para zgjedhjeve të 25 prillit të 2021. Arbër Paplekaj akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese , 2 zv.drejtorët e policisë dhe 6 efektivë akuzohen për shpërdorim detyre dhe deklarim të rremë.

Kujtojmë se nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë.

Në fund të seancës, Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Idush Maliqi vendosi dërgimin për gjykim të çështjes krahas Arbër Paplekajt edhe për dy nëndrejtorët e policisë së Elbasanit Albert Nushi e Nikollaq Palla dhe të 6 efektivëve Shqiponja.

Ndërkaq Gjykata vendosi pushimin pjesërisht të çështjes për anëtarët e strukturës së mbrojtjes së votës në PD të cilët akuzoheshin për “heqjen e lirisë”.

Gjykata vendosi dërgimin për gjykim pavarësisht kërkesës së mbrojtjes për rishqyrtim të akteve përfundimtare të ekspertizës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb