Dy armët e zjarrit automatike të gjetura të groposura në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës janë përdorur në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni. Ngjarje në fjalë ndodhi në muajin prill të vitit 2020. Ky fakt është provuar pas ekzaminimeve në laborator, ndërsa armët janë përdorur nga dy persona. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se sipas hetimeve të deritanishme, njëri prej tyre është Edmond Përdoda, i cili e ka pranuar autorësinë e krimit të dyfishtë, ndërsa personi tjetër dyshohet të jetë vëllai i tij, Aleksander Përdoda. Personat e akuzuar janë njohur nga prokuroria me aktin e ekspertimit të armeve, por Aleksander Përdoda ka mohuar në vazhdimisht që të ketë lidhje me ngjarjen.

Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Lukaj, të Njësisë Administrative të Kolshit. Ata kishin shkuar në vendlindje që prej orëve të mëngjesit të asaj dite, por u përballën me persona të armatosur në tokat e tyre, të cilët i qëlluan me armë zjarri. Trupat e viktimave u lanë në pyll për rreth 5 orë dhe më pas u gjetën nga djali i Kol Murranit, që kishte dalë të kërkonte babanë me të cilin kishte humbur çdo kontakt prej orësh të tëra.

Nga veprimet hetimore dyshohet se krimi i dyfishtë ndodhi për çështje pronësie, por personi i cili ka marrë përsipër i vetëm autorësinë e krimit, Edmond Përdoda ka thënë se vrasjen e kishte kryer për çështje familjare, por pa dhënë asnjë arsyer të tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb