SPAK mbyll hetimet për Blendi Tetën, një prej personave të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos pranë zonës së Xhamllikut më 27 gusht të vitit të kaluar.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se SPAK i ka konfirmuar akuzën për vrasje me paramendim kryer në kuadër të grupit kriminal në rolin e ndihmësit. Për të dyshuarit e tjerë dosja është veçuar.

Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb