Dhjetëra forca italiane të rendit janë vënë në kërkim të vrasësit të 49-vjeccarit shqiptar Demir Hyseni, i ekzekutuar mëngjesin e sotëm pak metra larg banesës së tij në Terni. Një numër i madh policësh dhe drejtuesish të policisë italiane të zonës kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Karabinierët e komandës së Ternit, janë vënë në kërkim të autorit, që mendohet se është një burrë ballkanik, pak i shëndoshë dhe i bardhë, duke mbledhur dëshmitë dhe provat nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes, përveç oficerëve të Karabinierisë kanë qenë edhe majori Dario Allegreti dhe Nënkolonel Mariano Celi, të cilët kanë sjellë edhe një grup nga Policia e Shtetit, me kuestorin Antonino Messineo dhe kreun e skuadrës së lëvizshme Davide Caldarozzi, ndërsa hetimi koordinohet nga prokurori Raffaele Pesiri.

Për sa i përket motivit, krimi dyshohet se ka ndodhur për arsye sentimentale, por po hetohet edhe në pistën tjetër, atë të larjes së hesapeve. Por kush e njihte Demir Hysenin, flet për një burrë të qetë, i rregullt ashtu si edhe familja e tij.

Ajo që është e sigurt është se viktima dhe vrasësi njiheshin. Një banor i zonë, dëshmitar tha se e pa burrin të shtrirë në tokë dhe gruan e vajzën e tij duke bërtitur. “Një grua dhe një vajzë, që duhet ta kishte baba sepse thoshte ‘baba, baba’ bërtisnin. Burri ishte shtrirë në tokë. Ishte ora 7 ose 7:20, rreth kësaj kohe”, thotë ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: