Pamjet që shihni vijnë nga vendi ku mbeti i vrarë Shkëlzen Velaj, të cilit iu bë atentat pak para mesnate në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”. “BalkanWeb” ka siguruar pamjet nga pallati ku mbeti i vrarë 42-vjeçari, i cili ndonëse e pikasi se disa persona po e ndiqnin me makinë, tentoi të dilte me vrap nga mjeti dhe të hynte në pallatin ku banonte, u qëllua me breshëri plumbash dhe humbi jetën në spital.

Po ashtu “BW” mëson se Shkëlzen Velaj, është vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në masakrën e Çoles, ndodhur në 7 prill të 2015-ës.

Ndërkohë “BalkanWeb” ka siguruar edhe pamje nga momenti kur digjet automjeti i autorëve të dyshuar të ngjarjes, të cilët fill pas krimit e dogjën mjetin tip ‘BMW’ në fshatin Risili.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në vendin e ngjarjes shihet se si forcat e shërbimit zjarrfikës shuajnë zjarrin, ndërsa mjeti është shkrumbuar totalisht. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po heton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: