ELBASAN- Policia e Elbasanit jep detaje nga vrasja në Librazhd, ku viktimë mbeti një 50-vjeçar.

Mësohet se policia është njoftuar përmes sallës operative në Librazhd se në fshatin Zdrajç një shtetas është vrarë me sende të forta, sëpatë)

Shërbimet e policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore konstatuan se viktima ishte shtetasi Idriz Byci.

50-vjeçari kishte qenë duke pastruar rrugën në këtë fshat, ndërsa është qëlluar me sëpatë nga shtetasi Fiqiri Askurti, rreth 50 vjeç, që dyshohet të jetë i sëmurë mendor. Byci ka gjetur vdekjen në vend. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb