BALLSH

Pas më shumë se një muaji nga vrasja e vrasja e dyfishtë që ndodhi në Ballsh, ku Gazmend Musta masakroi me thikë gruan dhe motrën e saj, familjarët e viktimës si dhe të autorit të vrasjes kërkojë kujdestarinë për dy fëmijët e mitur. Gazetari Ervis Kuci raporton për “BalkanWeb” se në seancën e sotme përgatitore, me qellim sqarimin e rrethanave të kujdestarisë ishte i pranishëm edhe babai i fëmijëve dhe autori i dyshuar i vrasjes së nënës së tyre Gentianca Caushi dhe motrës së saj Merisa Caushi.

Dajua i fëmijëve Gjyshmir Caushaj, me një kërkesë drejtuar Gjykatës së Fierit në datë 17 Janar 2019, ka kërkuar kujdestarinë e mbesës dhe nipit të tij. Po të njëjtën gjë, disa ditë me vonë, kane bërë edhe gjyshërit e dy fëmijëve, Bedri dhe Lumturi Musta, prindërit e Gazmend Musta. Gjyqtare e çështjes është Arta Duka.

Aktualisht fëmijët 3 dhe 10 vjeç ndodhen në fshatin Sos, që pas ngjarjes se rendë së dy janarit ne Ballsh. Gentiana Caushaj dhe motra e saj Merisa Caushaj u masakruan barbarisht nga Gazmend Musta në banesën e tyre në Ballsh, ngjarje e ndodhur ne sy të fëmijëve të çiftit.

Të dyja palët janë paraqitur ne gjykatën e Fierit, shoqëruar edhe nga familjare të tjerë. Edhe pse kane shkëmbyer vështrime, asnjë fjalë nuk është thënë mes tyre. Procesi do vijojë me dyer të mbyllura, ndërsa do të vijohet me pyetjen e fëmijëve dhe palëve. Gjyqtare e çështjes ishte Arta Duka dhe seanca është shtyrë për në datë 25 shkurt.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb