KOSOVË

Gjilani u trondit mesditën e sotme kur policja Valdete Bllaca vrau dy vëllezërit e saj dhe prindërit me armë zjarri. Prokurori i Gjilanit nuk bën me dije detaje për shkak se sqaron se është në fazën fillestare të hetimeve por nënkoloneli konfirmon se Valdete Bllaca qëlloi me armë zyrtare të Policisë së Kosovës dhe se ishte aktive në detyrë.

Ende janë bërë të paqarta motive, nga një anë Prokuroria ka rrëzuar pistën se mund të ketë qëlluar tjetër person përveç polices kurse mediat kosovare gjithashtu mohojnë që policja të jetë pezulluar nga puna për shkak të problemeve psiqike siç u raportua fillimisht.

Valdete Bllaca vrau në banesën e familjes së saj nënën Hanife Bllaca, babain Zeqir Bllaca, dy vëllezërit Blerim Bllaca e Fisnik Bllaca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb