Pa asnjë të pranishëm afër, gjakftohtë, Hygerta Meta ka rrëfyer krimin monstruoz, se ka qenë ajo që planifikoi dhe vrau babanë e saj, Pëllumb Meta.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se Hygerta ka rrëfyer se kishte frikë se nëse nuk do ta vriste, do të ishte babai ai që do të vriste atë dhe të ëmën.

“Ditën e enjte, një ditë para se të vrisja, babai më tha për fejesën me djalin që nuk e doja. Për këtë kishim debat me njëri-tjetrin. Unë e kisha frikë babain, se e dija që kishte një armë pistoletë mbante në sirtarin e dhomës së gjumit. Ai erdhi nga puna dhe u shtri përmbys që të flinte gjumë. Unë i fola dhe i tregova armën, por ai nuk u befasua fare nga arma. I thash; ‘çohu në këmbë’, më tha; ‘ik andej’. E shkrepa 4 herë në drejtim të tij. Në shtëpi ishte vetëm vëllai i madh. E lidha, e mblodha me çarçaf dhe me një qese të zezë. Kur erdhi mamaja, e mori vesh, u trondit shumë. Unë jam penduar, por kjo është gjë që nuk ka kthim pas! Në shtëpi kemi pasur dhe një kallashnikov, që është ndryshkur. Nëse s’do e vrisnim ne babanë, do na vriste ai ne se na kishte kërcënuar; do ju vras. Mamanë e rrahu një herë, vetëm se këputi një kokërr portokalli në oborr. Kishim frikë se kishim një bombol gazi që donte rregulluar, dhe kishim hall se do na vriste me të. Ndaj nuk gatuam atje, por në sobë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: