Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, të ndodhura në vitin 2005. SPAK ka kërkuar dënimin me nga 25 vite burg për secilin prej gjashtë të pandehurve.
Sipas pretencës, nga 25 vite burg janë kërkuar për Lulzim Berishën, Emiljano Shullazin, Viktor Imerajn (Bajraktari), Indrit Taullain, Indrit Rusin dhe Plaurent Dervishin.
Ndërkohë për Luftar Reçin u kërkua 8 vjet heqje lirie për shkak të bashkëpunimit me autoritetet.
Tashmë pritet që trupi gjykues të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë dhe të japë vendimin përfundimtar për çështjen.
