Një shqiptar është dënuar në Old Bailey në Angli për vrasjen e një shqiptari tjetër në Leton. Hysni Avdyli, 44 vjeç me shtetësi shqiptare u shpall fajtor për vrasjen e ndodhur më 16 prill 2015 ku i vdekur mbeti një tjetër shqiptar me emrin Asim Marku.

34-vjeçari Marku kishte ardhur në Angli në vitin 2002. Ai jetonte në Leyton me bashkëshorten dhe vajzën e tyre që sapo kishte mbushur pesë muajshe.

Vrasja ndodhi në një restorant të qytetit ku viktima dhe autori patën një grindje banale. Avdyli mori thikën e dhe e goditi në gjoks bashkatdhetarin duke e lënë të vdekur në vend. Sipas hetimeve, Avdyli dhe Marku kishin patur një zënkë rreth orës 18:30 të asaj dite në një bar.

Më pas ata janë takuar edhe në një restorant po atë ditë ku sherri u përshkallëzua. Vendimi përfundimtar për autorin dhe dënimin e tij do të jepet në fund të muajit.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: