Avokati i Përparim Ademi ka folur për mediat pas vendimit të Gjykatës për arrest me burg për autorin e dyshuar të vrasjes së dy motrave, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani për të cilat është deklaruar në seancë se ka pasur lidhje jashtëmartesore.

Avokati thotë se Prokuroria ka ndryshuar versionin, pasi në fillim Ademi është akuzuar për ‘’vrasje në rrethana cilësuese’’, kurse në versionin e dytë e akuzon për ‘’vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’’, dhe për këtë ai nuk bie dakord.

Sa i përket autorit, avokati thekson se Ademi është në gjendje të rëndë psikologjike dhe shëndetësore.


”Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për arrest në flagrancë dhe masën e sigurisë për arrest me burg. Kjo është vepër penale, nga veprat më të rënda. Vetë personi ka pranuar, ka dhënë dhe deklarimet e  para në Policinë Gjyqësore.

Sa i përket cilësimit ligjor. Fillimisht ësthë akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese. Por sa i përket cilësimit duhet të ishte kjo dispozitë. Ai është i martuar de facto, kurse përsa i përket bashkëjetesës shoqëria nuk e pranon poligaminë. Rrjedhimisht që cilësimi ligjor duhet të ishte në bazë të nenit 79/dh.

Prokuroria e akuzon klientin tuaj për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare?

Po. Ka ndryshuar versionin e parë, dhe në të dytin ka caktuar këtë. Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Ai është pohues, që ka ndodhur dhe versionin. Është i rënduar nga ana psikologjike, shëndeti nuk është i mirë. Për këtë fazë kaq mund të them.”- tha avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb