TIRANË- Pas rreth 24 orësh operacion, blutë e Tiranës kanë mundur të vënë në pranga autorin e vrasjes së 59-vjeçarit, ditën e djeshme në Kodër-Kashar dhe plagosjes së bashkëshortes së tij.

39-vjeçari Altin Aluku, ish-dhëndrri i viktimës është kapur në zonën pranë fshatit Prush rreth orës 03:20. Arrestimi i tij erdhi pas një kërkimi të imtësishëm nga forcat e policisë, ku ishin të angazhuar rreth 150 efektivë, mes tyre edhe FNSH.

Altin Aluku dyshohet se vrau me automatik mëngjesin e djeshëm ish-vjehrrin e tij Lutfi Xhaferrin dhe plagosi në dorë Naime Xhaferrin. Mendohet se shkak për ngjarjen është bërë refuzimi nga ana e familjes Xhaferri i kërkesës së tij për tu rilidhur me të ish-të fejuarën, e cila është martuar dy muaj më parë.

Policia ka gjetur edhe armën e krimit të fshehur në një ferrë në Kodër-Kashar. Arma ishte fshehur në afërsi të Liqenit të Kasharit te lagja ‘Kuseve’. Dje në mbrëmje policia arrestoi edhe babain e autorit 66-vjeçarin, Skënder Aluku, pasi iu gjetën në banesë 170 fishekë.

 

 

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: