TIRANË- Gjykata ka dhënë sot masën “arrest me burg” për 39-vjeçarin Altin Aluku, i cili vrau pak ditë më parë ish-vjehrrin e tij, 58-vjeçarin Lutfi Xhaferri dhe plagosi në dorë Naime Xhaferrin, ish-vjehrrën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 17 majit, ndërsa mendohet se shkak është bërë refuzimi i familjes Xhaferri për kërkesën e tij, për tu rilidhur me të ish-të fejuarën, e cila është martuar dy muaj më parë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: