Gjykata e Korçës i ka kthyer për herë të dytë Prokurorisë dosjen e vrasjes së Altin Balliut, duke i lënë afat deri në fund të janarit të plotësojë mangësitë e konstatuara në hetime.

Balliu u vra në janar të vitit që lamë pas një sherri në një lokal, ndërsa familjarët e tij kanë akuzuar prokurorin e çështjes, Edmond Shytkon, për anësi dhe favorizim të autorit të krimit.

Gjithashtu, sipas familjarëve të viktimës, autori i krimit, Olgert Mustafa, është ndihmuar nga një shok natën e vrasjes së të riut, dhe ky fakt nuk është hetuar nga Prokuroria. Për këtë arsye, gjykata i kërkon prokurorisë të thellojë hetimet, edhe për një bashkëpunëtor në vrasje.

NGJARJA
35-vjeçari Altin Balliu u qëllua me armë zjarri në janar të vitit 2019, pas një sherri në lokal, duke gjetur vdekjen në vend. Balliu ishte nga fshati Slabinjë i Pogradecit, ndërsa ndodhej në lokal me miq e shok të tij.

Në lokal ka pasur një sherr masiv mes viktimës dhe autorit të ngjarjes. Ky i fundit ka qëlluar fillimisht me një plumb makinën e viktimës, dhe më pas ka qëlluar me plumb në kokë 35-vjeçarin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb