TIRANE- Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për Mirald Metallarin, i cili vrau prindërit e tij. Ngjarja ndodhi në Kamëz në 24 korrik të 2017-ës.

Mirald Metallari, u konfliktua me babanë dhe shkak për këtë është bërë  ndërtimi i një muri betoni, por në grindje e sipër, djali ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të babait, duke e lënë të vdekur në vend.

Për të ndaluar aktin e rëndë në mes hyri dhe nëna e Miraldit, Nurie Metallari 47 vjeçe, e cila mbeti e plagosur dhe ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, ndërsa sot organi i akuzës ka kërkuar burg për jetë për autorin.

Pas vrasjes së të atit, Miralidi u arrestua gjatë kohës kur po transportonte nënën e plagosur  drejt spitalit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: