KIEV- Një gazetar rus është gjetur i vrarë në banesën e tij në Kiev të Ukrainës. Viktima është Arkadiy Babchenko 41 vjeç, i cili punonte si gazetar investigativ.

Sipas policisë ukrainase, Arkadiy Babchenko është gjetur i vrarë në banesën e tij nga bashkëshortja, ndërsa ende nuk dihen autorët, raporton Russia Today.

Ai është dërguar me ambulancë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve. Policia hedh poshtë versionin e vetëvrasjes dhe dyshon se gazetari është vrarë për shkak të detyrës.

44-vjecari ishte një ish-ushtar rus i cili luftoi në Çeçeni dhe u bë një kritik i ashpër ndaj veprimeve ushtarake të Kremlinit në Ukrainë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: