SHKUP – Një tjetër shqiptar nga Maqedonia ka humbur jetën në Siri. Mediat në Shkup bëjnë të ditur se 25-vjeçari Sadik Xhemaili, nga Zdunja i Gostivarit, është vrarë gjatë luftimeve kundër regjimit të Al Assad.
Mësohet se Xhemaili ka kaluar për herë të fundit kufirin nga Maqedonia në muajin shtator dhe nuk është kthyer më në Atdhe.
Dhjetëra shqiptarë nga Maqedoni, Kosova dhe Shqipëria janë vrarë në Siri, duke luftuar përkrah rebelëve, kundër regjimit të Bashar Al Assad.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb