Suksesi 1-0 ndaj Letonisë, edhe pse i vuajtur, kënaq presidentin e FSHF, Armand Duka.

Fundja ekipi kuqezi arriti objektivin, dolën me 3 pikë duke qëndruar në lojë në kualifikueset e Botërorit 2026 i cili zhvillohet në Amerikën e Veriut.

“Një fitore ku vuajtëm shumë, por në fund morëm tre pikët që kishim si objektiv. Urime ekipit dhe stafit.

Tani le të nisim të mendojmë menjëherë për ndeshjen tjetër. Faleminderit tifozëve, që ishin të pranishëm në stadium, për mbështetjen fantastike që i dhanë ekipit”, shtoi Duka në reagimin e tij në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: