Analisti Erion Murataj ka deklaruar se zhvillimet e fundit politike dhe protestat në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e institucioneve europiane, ndërsa nuk i ka kursyer ironitë për Ramën.

Sipas tij, Europa e ka dëgjuar tashmë zërin e qytetarëve shqiptarë, ndërsa ka bërë me dije se ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me një eurodeputete që pritet të vijë në Tiranë dhe t’i bashkohet protestës.

Ai shtoi se, në vlerësimin e tij, “lajmi nuk është vetëm vizita e eurodeputetes”, por fakti që Shqipëria ka mbërritur në Parlamentin Europian për shkak të protestave. Murataj theksoi gjithashtu se, sipas tij, perceptimi ndërkombëtar për Shqipërinë ka ndryshuar, duke shtuar se “askush më nuk mund të bëjë pazar me fatet e një kombi”.

Në përfundim, ai u shpreh se kjo nuk përfaqëson ende zgjidhjen më të mirë të mundshme, por sipas tij është një zhvillim që do të kërkojë hapa të tjerë në raport me Bashkimin Europian. “Unë mendoj që Europa na ka dëgjuar. Me një nga eurodeputetët që vjen sot kemi pasur komunikim të drejtpërdrejtë.
Atë që është bërë publike nga vetë zonja: do të jetë në Tiranë, do t’i bashkohet protestës dhe po vijnë pikërisht për të dëgjuar qytetarët.
Por lajmi nuk është ky. Lajmi është që Shqipëria shkoi në Parlamentin Europian, patjetër për shkak të kësaj proteste! Lajmi është që kjo protestë e ka nxjerrë “mbretin” shqiptar lakuriq në sy të Europës. Dhe lajmi tjetër është se askush më nuk e çon nëpërmend që në Shqipëri mund të vijë e të bëjë pazar me një individ, në fatet dhe në kurrizin e një kombi. Mendoj që kaq është mjaftueshëm. A është më e mira? Jo, padyshim. Por kjo do të duhet që t’i kërkohet në një moment të dytë Europës.”, tha ai për emisionin “News24 Fundjavë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: