PRISHTINE– Grupi Punues për Vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian të martën dhe të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë për të parë nga afër progresin e institucioneve kosovare në sundimin e ligjit dhe të çështjeve tjera që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave.

Ministrja Dhurata Hoxha thotë se janë përgatitur materialet e nevojshme për ta njoftuar këtë Grup për progresin e arritur

Grupi Punues për Vizat (COWEB), i cili funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në Kosovë për të parë nga afër punën që është bërë nga institucionet kosovare sa i përket reformave, posaçërisht rreth sundimit të ligjit dhe të aspekteve tjera që ndërlidhen me këtë proces.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se Kosova ka përgatitur të gjitha materialet përkatëse për ta njoftuar këtë Grup rreth punëve që janë bërë.

Pas mbështetjes nga COWEB çështja e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën kalon në nivelin e ambasadorëve, që njihet si COREPER dhe në fund kërkohet miratimi nga ministrat e vendeve anëtare të BE-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb