SHBA-të duket se do të rishikojnë praninë e tyre ushtarake në Evropë.
Sipas “Wall Street Journal”, Pentagoni ishte gati të njoftonte shkurtime të mëtejshme të pranisë ushtarake amerikane në Evropë, por masa u pezullua nga Shtëpia e Bardhë.
Në vend të kësaj, administrata Trump ka vendosur të kryejë një shqyrtim të plotë të qëndrimit ushtarak amerikan në kontinent gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
Ky vendim përforcon diskutimin brenda qeverisë amerikane rreth transferimit gradual të përgjegjësisë për mbrojtjen evropiane tek aleatët e NATO-s, ndërsa Uashingtoni përqendron burimet e tij strategjike në rajonin Indo-Paqësor.
“Wall Street Journal”, shkruan se Hegseth kishte synim të njoftonte se Uashingtoni po përgatitej për shkurtime të reja të forcave të tij ushtarake në Evropë, përveç anulimit të vendosjes së një brigade të blinduar në Poloni dhe tërheqjes së mëparshme të një brigade këmbësorie nga Rumania.
Megjithatë, propozimi i tij u bllokua kur iu paraqit Marco Rubio-s – Sekretarit të Shtetit dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare të Presidentit Donald Trump dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, raportohet nga të njëjtat burime.
Ai përfundimisht udhëtoi për në Bruksel, por në vend që të njoftonte menjëherë shkurtimet, Hegseth deklaroi përfundimisht se SHBA-të do të kryenin një shqyrtim të pranisë së tyre ushtarake në Evropë, një proces që mund të zgjaste deri në gjashtë muaj.
